Tanimë kanë filluar të mblidhen protestuesit në sheshin kryesor në Prizren. Sic mund të shiheni në fotografi janë qindra protestues që në shesh. Kurse, një protestues i moshuar mban në duar një pankartë, duke pyetur policinë.
Po ashtu, është përgatitur edhe bina, ku pritet të flasin tre liderët e opozitës. Manifestimi, siç e kanë quajtur organizatorët fillon në ora 13:00 dhe po mbahet për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.