Një profesoreshë e kishte gabuar numrin e telefonit dhe për këtë i tërë interneti është gëzuar. Kjo profesorësh, e cila mbetet anonime, kishte dashur që të dashurit të saj t’i dërgoj foto lakuriqe të saj, por në vend të tij, fotot kishin përfunduar në telefonin e studentit të saj.
Profesoresha fillimisht ishte fotografuar në poza provokuese dhe përkrah fotos kishte dërguar edhe mesazhin: “Shpirt, a do ende?”. Studenti kishte shfrytëzuar rastin dhe i është përgjigjur: “Natyrisht”.
Pastaj profesoresha e re kishte hequr sutjenat dhe i kishte dërguar atij një foto ku shihet gjysmë e zhveshur dhe me mesazhin se mezi pret ta shoh të dashurin e saj. Pas kësaj fotoje, studenti kishte vendosur t’i tregoj se e kishte gabuar numrin, shkruan më tej zeri.info.
I kishte treguar se është student i saj dhe se kishte ardhur deri te gabimi. Kur ajo e kishte parë porosinë, e kishte lutur që t’i fshijë fotot kontestuese dhe si dëmshpërblim, i kishte premtuar notën më të mirë pa hyrë fare në provim.


