Lajmet e fundit

Profesori Nimani kritikonë Qeverinë : Liberalizimi s’pikë nga qielli, duhet punë burrështetas !

Profesori i të drejtës kushtetuese, Petrit Nimani, ka thënë të martën se sado që kemi përparuar si shtet që nga dekada e fundit, prapëseprapë s’po kthjellën udhëheqësit drejtë rrugës për përparim të shtetit të Kosovës.

“Ka shumë probleme që Kosovën nuk po e lënë të arrijë një zhvillim të sigurt drejtë Evropës.

Fajit s’mund t’ju hedhim Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Fajin e kanë kryekëput krerët qeveritarë që ne i votuam të na udhëheqin drejtë së mirës së përbashkët”, ka thënë Nimani.

Ai ka shtuar se pas konstatimit të Këshillit Evropian që edhe përkundër përparimeve që ka shënuar Kosova në implementimin e kritereve për pranim sa i përket liberalizimit të vizave, nga ky këshill nuk mori një rekomandim pozitiv.

“Unë theksoj se nuk ka mbarësi me këtë qeverisje e s’do të ketë, në vendin tonë po mbizotëron hajnia, korrupsioni, krimi, migrimi, andaj, ikja nga ky vend mos mendoni që sjell dobi pozitive, përkundrazi i bën dëm vendit. Është gjynah i madh kur i sheh të rinj nga Kosova që s’kanë ku t’ia mbajnë, s’po na duhen lëvdatat nga të huajt, u ngopëm me to”, ka thënë ai.

“Duhet t’i hapim sytë që thonë populli, të mos ngecim në këtë gjendje, është turp për ne, t’i kujtojmë heronjtë që e dhanë jetën e tyre për këtë vend e për këtë popull. “Por për kë të japin jetën…?!”, ka thënë profesori Nimani.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve relevante që të jenë më transparent ndaj përgjegjësisë së tyre, ta kryejnë obligimin me maturi e faqebardhësi, ju ftoj për reforma prioritare për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.