Lajmet e fundit
Projektet energjitike në Ballkan. OJF: Dëmtojnë rëndë mjedisin

Projektet energjitike në Ballkan. OJF: Dëmtojnë rëndë mjedisin

OJF-të nga i gjithë rajoni I Ballkanit janë duke shprehur shqetësime shumë serioze në lidhje me listën e 35 projekteve energjetike prioritare. Këto projekte janë miratuar nga Komisioni i Komunitetit Evropian të Energjisë në takimin e të enjtes së shkuar në Beograd, Serbi.

“Vendimi për të mbështetur projekte që janë në konflikt me qëllimet e BE-së për mjedisin dhe klimën kanë ndikuar seriozisht besueshmërinë e BE-së si një forcë pozitive për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor” – thonë OJF-të.

Disa prej projekteve të përzgjedhura janë projekte të këqija mjedisore dhe sociale të mbështetura në qymyr, hidrocentrale apo dhe energjinë e erës dhe OJF-të theksojnë se BE ka caktuar Ministrat e rajonit për të përzgjedhur këto projekte, të cilat në fakt bien në konflikt me vetë qëllimet e BE sikundër janë mbrojtja e biodiversitetit dhe dekarbonizimi.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për disa projekte hidroenergjitke në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci të cilat janë mbështetur nga Komuniteti Energjitik. Këto projekte do të kenë ndikim të madh mjedisor dhe shoqëror dhe nuk përmbushin standardet bazë të BE-së. Në këto kushte ËËF do të apelojë te institucionet kompetente Evropiane për të riparë listën e projekteve dhe do të synojë në eleminimin e projekteve të cilat nuk përputhen me kërkesat ligjore të BE-së “- shprehet Angela Klauschen nga WWWF (Shoqata e Mbrojtjes së Jetës së Egër) e Mesdheut.

“Është mjaft zhgënjyese që një institucion i BE-së ka mbështetur prioritizimin e projekteve që janë në konflikt të drejtpërdrejtë me qëllimet e BE-së duke përfshirë ndër të tjera 3 termocentrale linjiti (Kolumbara B, Nicola Tesla B3 në Serbi dhe Kosova e Re në Kosovë [3]) të cilat bien ndesh me qëllimet klimatike afatgjata të BE-së dhe dëmtojnë shëndetin e popullatës lokale” –  shton Pippa Gallop nga Rrjeti CEE Bankëatch.

Projektet e përzgjedhura nga lista e “Projektet me interes të Komunitetit Energjitik”, do të përshpejtohen  dhe prioritizohen për tu financuar në vitet e ardhshme kryesisht nga BERZH dhe BEI. Megjithatë është e qartë se disa nga projektet kanë për qëllim më shumë eksportimin e elektricitetit  sesa  plotësimin e nevojave vendore, ndërsa projekte të tjera do të përjetësojnë varësinë e rajonit tonë nga burimet e linjitit

“Komisioneri i BE-së, Z. Oettinger, mbështet projekte të cilat devijojnë energjinë e pastër nga Ballkani për të furnizuar tregun e BE-së, duke i lënë qytetarët e Ballkanit të thithin më shumë karbon të pisët. Ne sinqerisht shpresojmë që kjo të mos jetë lindja e një strategjie të re energjitike të BE-së, e cila shfrytëzon burimet lokale të vendeve kandidate për të plotësuar qëllimet e veta për energji të ripërtëritshme” – shprehet Garret Tankosić Kelly nga Rrjeti SEE Change.

OJF-të i bëjnë thirrje BE-së dhe më specifikisht Komisionerit Oettinger për të siguruar që cështjet mjedisore dhe shëndetësore të merren parasysh seriozisht në vendimet për zhvillimin e infrastrukturës energjitike në rajon. “Komuniteti Energjitik ka deklaruar se projektet të cilat nuk plotësojnë standardet e BE-së do të fshihen nga lista e prioriteteve dhe ne konsiderojmë Komisionerin Oettinger dhe presidentin Barroso të përgjegjshëm për të siguruar që ky premtim të mbahet” –  përmbyllin OJF-të

Ndër projektet e përzgjedhura më të diskutuara janë:

Parku me energji të erës në Dajç-Velipojë, Shqipëri

Ky projekt vazhdimisht është refuzuar në Shqipëri nga Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave për dhënien e lejes mjedisore sepse ai planifikohet të ndërtohet në një zonë Ramsar pranë liqenit të Shkodrës. Parku eolik nuk është projektuar që të risë prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe të plotësojë me të kërkesën lokale për energji por për eksportin e saj në Itali. Ai nuk duhet të fitojë pikë si një projekt që nxit përdorimin e energjisë së rinovueshme, sepse ai nuk kontribuon në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri apo në sistemin elektrik të Komunitetit Energjitik.

 

Sistemi i hidrocentraleve në lumin Drin, Bosnje – Hercegovinë, Serbi dhe Mali i Zi

Hidrocentralet Drin i Sipërm dhe i Mesëm do të vënë në rrezik serioz hidrologjinë e lumit të bukur Drin duke përfshirë këtu edhe disa nga pikat e forta dhe më të vlefshme të biodiversitetit si lumi Tara dhe Gryka e tij. Në të njëjtën kohë, këto projekte do të kenë ndikim shkatërrues dhe të pakthyeshëm në vetë lumin dhe në komunitetet lokale që jetojnë pranë tij. Ekonomitë kombëtare nuk do të përfitojnë nga elektriciteti që këto centrale do të prodhojnë, madje ky investim do të jetë një barrë për buxhetet e shteteve Serbi dhe Mali i Zi për arsyen se elektriciteti i prodhuar në Hidrocentralin Drini i Mesëm është menduar të eksportohet në Itali

Linja e transmisionit Pljevlja – Lastva, Mali i Zi – Itali

Kjo linjë transmissioni do të lidhet me interkonjeksionin nënujor të energjisë midis Italisë dhe Malit të Zi, e cila do të ndikojë dukshëm në mjedis dhe disa pjesë të vendjt do të ndryshojnë përgjithmonë. Me falimentimin thuajse të sigurt të fabrikës së aluminit KAP, si një nga konsumatorët më të mëdhenj të elektricitetit në vend, Mali i Zi ka sasi të mjaftueshme energjie për përdorim të brendshëm ndaj të gjithë projektet e reja do të jenë ekskluzivisht të orientuara drejt eksportit. Ky fakt ngre cështjen se si populli malazez do të përfitojë nga këto investime të mëdha dhe me kosto të lartë?

Hidrocentralet Dabar dhe Dubrovnik II, Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci

Ndërtimi i hidrocentraleve të reja në Kroaci dhe Bosnje  Hercegovinë (HEC-i Dabar dhe HEC-i Dubrovnik II) është pjesë e projektit ndërkufitar mjaft të ndërlikuar Upper Horizons i cili grumbullon ujin nga pellgjet ujëmbledhëse të lumenjve Neretva dhe Trebisnjica dhe i shtyn ato në drejtim të bregdetit, duke anashkaluar zonat të cilat e marrin këtë ujë nëpërmjet lidhjeve nëntokësore. Nëse këto projekte realizohen në formën aktuale, do të rrisin kripëzimin e deltës se lumit Neretva dhe do të kërcënojnë prodhimet bujqësore në rajon duke shkaktuar tharjen e Parkut Natyral Hutovo Blato, i cili është një ligatinë Ramsar dhe një nga habitatet më të mëdha të zogjve shtegtues në Ballkan.

Centrali me linjit – Kolubara B, Serbi

Një central i ri me qymyr 750 MË planifikohet të ndërtohet në Kolubara, Serbinë Perëndimore, në mënyrë që të shfrytëzohen burimet në basenin me qymyr të Kolubarës. Një million ton CO2 shtesë do të emetohet cdo vit, ndërkohë që emetimet totale vjetore të këtij centrali do ti tejkalojnë 8 milion ton, një sasi kjo e barabartë me 25% të emetimeve totale të CO2 nga burimi aktual i energjisë në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.