Projekti për shndërrimin e Brezovicës në një nyje të rëndësishme turistike tashmë ka marrë fund. Ky projekt, para hundëve të Qeverisë, është sabotuar nga një kompani që kishte interesa në dy qendra rivale të skijimit.
Projekti i shndërrimit te Brezovicës në një nyje të rëndësishme turistike për rajonin tonë duket që janë sabotuar në mënyrë të rrezikshme. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe më tutje nuk e ka pranuar dështimin rreth këtij projekti, por Express mëson se ajo cfarë mendohej si një investim i rëndësishëm ka qenë vetëm një mashtrim.
Sipas burimeve të Gazetës Express, investitori i përzgjedhur, në fakt, qëllim final nuk ka pasur ringjalljen e Brezovicës, por shkatërrimin e saj.
“Prapa konzorciumit të përzgjedhur fshihet kompania që ka investuar në Bullgari dhe në Maqedoni, në këtë sektor, atë të skijimit”, ka thënë një burim i mirëinformuar. Sipas tij ky investitor me qëllim e ka shkatërruar projektin e Brezovicës, për t’i mbrojtur investimet e tij në Bullgari, Banjsko, dhe Maqedoni, Mavrovë.
“Pretendimet për garancione të mëdha financiare janë të paqëndrueshme. Askush nuk ka kurrfarë garanacioni. E gjithë kjo është një spekulim. Është dëmtuar rëndë projekti i Brezovicës”, ka thënë ky burim, sipas të cilit përgjegjësinë kryesore për ketë e ka Qeveria e Kosovës, për mënyrën se si e ka trajtuar cështjen.