ryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, thotë se u mbetet Prokurorëve që të vendosin se a do të bëjnë kërkesë për urdhër arrest ndaj deputetëve Faton Topalli dhe Donika Kadaj Bujupi.
Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, Beka ka sqaruar se kanë kaluar afatet e përgjigjes për dy deputetër, por se tani rastin e kanë në dorë prokurorët dhe atyre u mbetet të vendosin nëse do të kërkojnë urdhër arrest për dy deputetët.
“E drejtë e çdo qytetari është që ta respektojë ose mos ta respektojë ftesën e Prokurorisë. Në këtë rast kemi pasur tetë ditë një ftesë, nuk është përgjigjur askush, e kemi vazhduar edhe pesë ditë ftesën dhe ende nuk është përgjigjur askush. Në këtë rast u mbetet prokurorit të rasit se a do të bëjnë kërkesë për lëshuarjen e urdhër arrestit apo jo”, ka thënë Beka në emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Beka ka thënë se po zhvillohen hetime ndaj të gjithë atyre që dyshohet se kanë rënë ndesh me ligjin duke përdorur gazin lotsjellës.
Ai ka thënë se nga hetimet nuk do të kursehet askush.
“Do të zhvillojmë hetime ndaj sevilit parlamentar që kemi dyshime se ka kryer vepër penale”, ka thënë Beka.
http://www.dailymotion.com/video/x3be0db_imer-beka-per-kadajn-dhe-topallin_news