Lajmet e fundit
Prokurorët gjermanë kërkojnë ekstradimin e ish-liderit katalanas

Prokurorët gjermanë kërkojnë ekstradimin e ish-liderit katalanas

78CAD8AD-FEB1-4E29-9085-D42C820805ED_w1023_r1_s-650x358Prokurorët gjermanë i kërkuan një gjykate të lejojë ekstradimin në Spanjë të ish-udhëheqësit separatist katalanas, Carles Puigdemont.

Prokurorët në qytetin Shlesvih thanë se e kanë paraqitur kërkesën te gjykata rajonale, pas “shqyrtimit intensiv” të urdhërarrestit evropian, të lëshuar nga Spanja.
Puigdemont është ndaluar në Gjermani qysh më 25 mars.
Spanja e akuzon atë për rebelim dhe organizim të një referendumi të paautorizuar.
Gjykata në Shlesvih pritet të vendosë pas disa ditësh për ekstradimin ose jo të Puigdemontit.
Avokatët e tij i kanë bërë thirrje Qeverisë gjermane që të ndërhyjë në këtë rast, duke u thirrur në “dimensionin politik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.