Lajmet e fundit

Prokuroria do burgim të përjetshëm për burrin që vrau me dorë e litar gruan

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Agron Llapushin, 39-vjeçarin që vrau bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur më 1 prill të këtij viti në fshatin Çekin të Gramshit.
Llapushi ka vrarë bashkëshorten duke e mbytur me duar dhe litar dhe është dorëzuar pak kohë pas vrasjes, ku dhe ka pranuar krimin, raporton tch. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti bashkëshortor mes tyre, gjatë kohës që ishin duke punuar në arë, vetëm katër ditë pasi Llapushi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.
Ai është shprehur se mungesa e burimeve financiare ka qenë dhe shkak i acarimit të situatës me bashkëshorten e tij, debat i cili solli dhe vdekjen e Alketës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.