Lajmet e fundit

Prokuroria e Kosovës akuzon 5 persona për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë për 7 persona për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit XH.D,M.V, XH.B, F.Z dhe B.B, kanë cenuar barazinë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, pasi që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare të prokurimit publik duke i dhënë kompanisë “Grafo-Loni” mundësinë për përfitimin e kundërligjshëm të 30,000 eurove.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës Themelore të Prishtinës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të dënohen sipas ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.