Lajmet e fundit

Prokuroria e Prizrenit aktakuzë kundër 4 personave, përvetësuan mbi 20 mijë euro

largea_gjykata1356353508-645x380Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave H.G., F.B., I.R., D.G., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së.

“Të pandehurit H.G., F.B., I.R., D.G., gjatë periudhës kohore 2012 -2015, në cilësi të personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetësojnë pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës së tyre. Gjatë kësaj periudhe, H.G., si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 20.310.56 euro. Çka do të thotë së me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se i pandehuri F.B., në periudhën kohore prej vitit 2012 e deri në vitin 2015, si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 1.607.47 euro. Me këtë ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

“E i pandehuri tjetër I.R., gjatë periudhës kohore 2012 – 2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 2.958 euro. I njëjti me këto veprime ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

Po ashtu, edhe i pandehuri D.G., gjatë periudhës kohore 2014 -2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 589.00 euro. I pandehuri D.G., me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së”, thuhet më tej në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.