Lajmet e fundit

Prokuroria konfirmon hetimet brenda Kuvendit të Kosovës

Prokuroria e Shtetit nëpërmes një komunikate ka konfirmuar fillimin e hetimeve lidhur me rastin e ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pas marrjes së informacioneve për ngjarjet e zhvilluara sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka dalë së bashku me Policinë e Kosovës për të bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe pas kësaj, në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur më këtë rast”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Më tej thuhet se Prokurori i Shtetit do të njoftojë opinionin për veprimet hetimore, por aq sa e lejon Kodi i Procedurës Penale të Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi.

Sot në Kuvendin e Kosovës u hodh gaz lotsjellës nga deputetët e opozitës për të pamundësuar mbajtjen e seancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.