Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi sapo tha në RTK se ka informacione se pushteti e ka vendosur dje te Gjykata Kushtetuese mjetin shpërthyes, i cili më pas u shkatërruar në mënyrë të kontrolluar nga FSK-ja.
Një deklaratë e tillë e Kuçit duhet ta mobilizojë menjëherë Prokurorinë e Shtetit dhe të ftojë atë për informacione shtesë, sepse bëhet fjalë për rrezikim të sigurisë kombëtare, transmeton Indeksonline.
Më pas Kuçi, disi është tërhequr nga kjo deklaratë, duke thënë se e ka gjysmë-informacion.
“Opozita nuk e ka vendos atë, atëherë kush? Informatat shkojnë në drejt të asaj që organet e qeverisë e kanë vendosur”, ka thënë ai.
Derisa më pas është ftuar nga ministri Arban Abrashi që të shkojë në organet e rendit për ta raportuar një informacion të tillë.