Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Vahide Badivuku, është deklaruar e pafajshme para gjykatës në seancën e parë ndaj saj, që kur është ngritur aktakuzë për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.
Prokurorja Badivuku ka thënë se ndihet e fyer nga aktakuza që i është bërë.
Bashkë më Badivukën akuzohen edhe Idriz Kelmendi dhe Isak Smakolli. Vetëm ky i fundit e ka pranuar fajësinë.
Badivuku është arrestuar më 23 gusht të këtij viti nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Më 17 nëntor, ndaj saj dhe dy personave të tjerë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për marrje ryshfeti, keqpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi.