Lajmet e fundit

Prokurorja që po heton lotsjellësin në Kuvend, motra e ish-deputetes së LDK-së

Prokurorja e Prokurorisë Themelore, Fikrije Krasniqi- Zejnullahu, e cila është duke hetuar rastin e fundit të seancës parlamentare ku u hodhën dy bombola gazi, është motra e Vjollca Krasniqit e cila vjen nga LDK-ja.

Vjollca Krasniqi ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar (2010- 2014) ndërsa ka qenë kandidate për deputete edhe në zgjedhjet e fundit të 2014.

Vjollca Krasniqi nuk kishte marrë mbështetje të mjaftueshme në elektorat për t’u bërë deputete duke grumbulluar 3212 vota.

Prokurorja Krasniqi- Zejnullahu për KALLXO.com e ka pranuar që është në lidhje familjare me ish deputeten por ka mohuar se një gjë e tillë përbën konflikt interesi.

“Unë jam prokurore e pavarur dhe ku punojnë anëtarët e familjes sime, për mua nuk është relevante. Jo, absolutisht nuk është kurrfarë konflikti”, tha prokurorja Krasniqi- Zejnullahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.