Lajmet e fundit

Protesta e 9 Janarit do të jetë veç fillimi!

Sekretari i NISMA-së, Bilall Sherifi, protestën e paralajmëruar për të shtunën me 9 janar e cilëson vetëm si fillim të asaj çfarë do të bëjë blloku opozitar i krijuar nga VV, AAK dhe NISMA, për kundërshtimin e marrëveshjeve si dhe për rrëzimin e Qeverisë.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Sherifi ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohëshme do të ndodhin hiq ma larg së në këtë vit, raporton gazetablic.com

sherifi-011114

“Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Qeveria nuk ka më legjitimitet të udhëheqë  vendin, dhe aq më pak ta përfaqësojë vendin sërish në bisedimet me Serbinë. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë alternativë”, ka thënë Sherifi.

Sipas Sekretarit të NISMA-së, zhvillimet dhe ngjarjet e këtij viti do të mbahen nën kontrollë vetëm nëse Qeveria nuk verpon ashtu sikur nuk ka ndodhur asgjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asocacionin, ndryshe aij thotë se ky është një paralajmërim i keq për këtë vit.

“Se çka do të ndodhë në vitin 2016 mvaret nga veprimet e qeverisë. Nëse ajo këmbëngul që përkundër shpalljes jo kushtetuese të marrëveshjeve të vazhdojë sikur nuk ka ndodhë asgjë atëherë ky është një paralajmërim i keq për këtë vit. Vendi ka nevojë për rilegjitimimin e Qeverisë. Kjo do të ishte mënyra e kontrolluar e zhvillimit të ngjarjeve në vitin e ardhshëm. Rrugën tjera do të ishin të paparashikueshme”, ka thënë Bilall Sherifi.

Vlenë të kujtojmë se blloku i ri opozitar i krijuar nga tri partit opozitare, VV, AAK dhe NISMA para se të dal në protestën paralajmëruar si gjithëpopullore të shtunën me 9 janar ka bërë disa protesta apo siç i kanë quajtur ata vet “manifestime” nepër disa komuna të Kosovës gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar duke e kundërshtuar marrëveshjen për Asocaconin dhe për Demarkacionin me Malin e Zi po ashtu edhe duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa dhe zv.Kryeministri Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.