Mijëra njerëz janë mbledhur në protestën e Frontit Demokratik në Podgoricë duke i dhënë ultimatum Kryeministrit të Malit të Zi Milo Djukanovic që të japë dorëheqje deri të shtunën e ardhshme dhe të marrë vendim për një qeveri kalimtare.
Në të kundërtën, siç ka thënë lideri i FD’së Andrija Mandic, i gjithë Mali i Zi do të zhvendoset në Podgoricë.
Disa incidente kanë ndodhur gjatë protestës, kur protestuesit e kanë gjuajtur me shishe dhe gurë policinë.
Në protestë sipas Gazetës Vijesti kanë marrë pjesë edhe persona të maskuar.
Ndërkohë që tek Kuvendi i Malit të Zi ku është shënuar edhe incidenti më i madh, policia ka përdorur gazin lotsjellës.
Gjatë tubimit, Mandic ka thënë se Kryeministri i Malit të Zi e ka lëshuar vendin me aeroplan në ora 18 e 30.