Lajmet e fundit

Protestat ndalen kur të bjerë Qeveria

Partitë opozitare (Lëvizja ‘Vetëvendosje’, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe ‘Nisma për Kosovën’), nuk do t’i ndalin protestat pa dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe rënien e kësaj Qeverie. Në një konferencë për media, të mbajtur të dielën, tre liderët e partive opozitare, duke falënderuar pjesëmarrësit në protestën e së shtunës, thanë se qytetarët i treguan kësaj Qeverie se nuk e duan më dhe se duhet të shkojë në shtëpi.

Lideri i LVV-së, Visar Ymeri, ka thënë se qytetarët, përmes protestës masive kanë dëshmuar se janë kundër kësaj Qeverie dhe se ajo duhet të japë dorëheqje sa më parë. “Kjo Qeveri nuk ka as legjitimitet demokratik, as legalitet institucional që të vazhdojë më tutje. Protesta e së dielës tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi më nuk janë as kryeministër, as ministër”, ka thënë Ymeri.
Ai theksoi se protesta është përmbyllur si protestë masive me një kërkesë të qartë që shkelësit e Kushtetutës dhe ata që dëmtuan sovranitetin dhe integritetin territorial nuk mund të mbesin në krye të vendit. “Ajo i tregoi Qeverisë, edhe bashkësisë ndërkombëtare se populli më nuk e do këtë Qeveri. Kjo Qeveri që insiston të mbetet në pushtet, përkundër asaj që populli nuk e do, nuk mund të jetë Qeveri e një vendi demokratik”, është shprehur ai.
Ndërsa, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndier i emocionuar me pjesëmarrjen e një numri aq të madh të qytetarëve në protestën e së shtunës, derisa, siç ka thënë ai, ka ardhur koha që kjo Qeveri të japë dorëheqje. “Kjo Qeveri jo vetëm që ka udhëhequr gabim, por ka marrë vendime që janë të rrezikshme për vendin. Qytetarët kanë kërkuar që qeverisja Mustafa të shkojë. Tani ora ka filluar, koha numëron që këta të reflektojnë”, ka deklaruar Haradinaj.
Kryetari i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, theksoi se një protestë të tillë, me mesazhe të qarta, madhështore e paqësore, nuk mund ta zbehë askush dhe asgjë.
Limaj u shpreh se qytetarët e Kosovës të të gjitha moshave, pa dallim, të shtunën në sheshet e Prishtinës çuan dy mesazhe. “E para se Kosova është aktive dhe nuk pranon të qeveriset nga një Qeveri që e ka shkelur Kushtetutën, dhe se populli nuk i beson më kësaj Qeverie. Kërkojmë dorëheqjen e kësaj Qeverie. Të dalim nga kjo krizë politike dhe vendi të shkojë në zgjedhje, e kështu të bien të dy këto marrëveshje që janë kundërkushtetuese dhe kundër interesave të Republikës së Kosovës”, ka thënë Limaj. Sipas tij, ajo që kanë parë në protestën e së shtunës, mjaftueshëm tregon se kjo Qeveri ka humbur mbështetjen popullore dhe legjitimitetin. Limaj ka thënë se pavarësisht propagandës, shpifjeve, tendencës për frikësimin, askush nuk mund t’i ndalë qytetarët.

Publikuar: 11 January 2016, 8:37

Temat

KosovaopozitaPolitikaProtestaQeveria

ARTIKULLI I MËPARSHËM
Dy vjet nga mbledhja e parë e qeverive Kosovë – Shqipëri

ARTIKULLI I ARDHSHËM
Vdiq David Bowie

Të ngjajshme

Gjermani, sulmohen disa emigrantë në Këln

Qindra familje ikin nga uria dhe sundimi i IS-it

Vrasja e Enver Malokut, ja porosia e anëtarit të VV-së për Doruntinën

Mitsotakis, lideri i ri i Demokracisë së Re në Greqi

Mitsotakis, lideri i ri i Demokracisë së Re në Greqi

Putin e quan pavarësinë e Kosovës të ligjshme

21 të vdekur në aksident me autobus në Meksikë  

Bajram Gecaj – Dardan Sejdiut: Ti dhe të tjerët në subjektin tuaj, jeni pa fije identiteti dhe vlere!

Policia në aksion për ta arrestuar Xhelal Sveçlën – kryeinspektor i Komunës së Prishtinës (Video)

LAJMI I FUNDIT

Gjermani, sulmohen disa emigrantë në Këln

Qindra familje ikin nga uria dhe sundimi i IS-it

Rrëfehet 24 vjeçari: Shkoj në shtëpi të shokut vetëm për të bërë seks me nënën e tij

16 arsye pse duhet ta duani trupin tuaj

Shpëtoni nga zbokthi përgjithmonë: maskë me kos dhe piper të zi

TRENDING

MOS I HUQNI

Tre JO të Opozitës!

Opozita: Protestat nuk do të ndalen, shkelësit e Kushtetutës nuk mund të qeverisin

TOP FOTO & GALERI

Vendet e mallkuara, që as shkenca nuk i shpjegon! (Foto)

Foto të mrekullueshme që shfaqin Amerikën nga lart (Foto)

Informatat

Top Kategorite

Trending

Portale shqip

Bulevardi Nëna Terezë, BB-1-Nr 11, 10000 Prishtinë, Kosovë / Tel: 038 73 22 31 / E-Mail: [email protected] & [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published.