Nga: Luljeta Aliu Krasniqi
Çdo fillim është një shans për përmirësim. Janari për shumkë është muaji i meditimit, koha kur përmbledhim momentet më relevante për ne gjatë gjithë vitit, për t’i kaluar para syrit të brendshëm dhe për të bërë një evaluim për meritat dhe dështimet tona.
Tani, nëse do të donim ta bëjmë një rezyme të tillë për shtetin kosovar, çfarë do të ishte balanci? Sigurisht negativ.Mjaftojmë të rikujtojmë gjashtë muajtë e fillimt të vitit pa qeveri dhe pastaj spektaklet e ofruara nga qeveria aktuale dhe protestat pasuese të qytetarëve.Mirëpo ndonjëherë, një fat i keq del fatlum, apo siç thotë proverbi “niset sherr, e del hajr”. Të paktën tani e kemi një masë më të mobilizuar dhe kjo duket të jetë zgjimi nga apatia politikee qytetarit kosovar.Në thelb, reagimi qytetar ndaj marrëveshjes së asociacionit ishte rezultat i një procesi më të gjatë të mobilizimit social.
Shprehja e pakënaqësisë qytetare, megjithë potencialin e rrezikshëm që ngërthen në vete, mund të jetë edhe një shans i yni për ndryshim. Tranzicioni shumështresor nëpër të cilin kemi kaluar, mbase mund të pësojë një shtytje pozitive përmes këtyre lëvizjeve.Lëvizjet e tilla shoqërore nëpër vende të ndryshme si dhe efektet që ato kanë për shtetin, kanë qenë një fushë të cilën e ka studiuar në hollësi Karl Deutsch dhe ai këto lëvizje i ka quajtur “mobilizim social”.Sipas tij, mobilizimisocial është një proces i ndryshimit të gjithëmbarshëm të popullatës në shtetet të cilat ndryshojnë mënyrën e tyre të jetuarit nga mënyra tradicionale në mënyrën moderne të jetës.Këto ndryshime, sidomos në trajtën e tyre kumulative, kanë si efekt transformimin e veprimit politik (Deutsch, Social Mobilization and Political Development, 1961, f. 496).
Mobilizimi social pra është një shkëputje e përkushtimit ndaj formave tradicionale të jetesës dhe organizimit shoqëror dhe një orientim drejt modeleve të reja të përkushtimit ekonomik, psikologjik dhe politik.Qytetarët gjatë këtij procesi zgjohen nga një jetë e apatisë politike dhe involvohen më thëlle dhe më drejtpërdrejtë në politikat e masës.Nga kjo perspektivë, kalimi nga një formë e jetesës në tjetrën mund të përjetohet edhe si çrrënjosje.
Për masat e çrrënjosura, të varfëruara dhe dezorientuara nga mobilizimi social, procesi është i dhimbshëm dhe aspak i lehtë.Në kohërat e sotshme, shoqëritë zakonisht përjetojnë një tranzicion direkt nga një qeveri tradicionale në një shtet modern të mirëqenies sociale. Shtetet në zhvillim, edhe ashtu të brishta, duhet brenda dekadave të tejkalojnë një proces të ndryshimit politik për të cilin Evropa dhe Amerika kishin kohë me gjenerata të tëra.
Si proces, mobilizimi social është i ngjashëm në të gjitha shtetet të cilat kalojnë nëpër të dhe ka efekte të ngjashme gjithkund.Mes efekteve tëshumta të mobilizimit social, më relevante janë ato që kanë të bëjnë me performancën e sistemit politik dhe aftësinë e qeverisë.Qeveritë e shteteve përballen me kërkesa në rritje të qytetarëve, ngaqë mobilizimi social ndikon në ngritjen e participimit politik, i cili shpeshherë shprehet përmes tubimeve dhe protestave.Në rastet kur shtetet janë të fragmentuara përgjatë etnive, religjioneve dhe gjuhëve, pra kur janë shtete multietnike, vështirësitë me të cilat përballen qeveritë janë edhe më sfiduese.Nëse qeveria dështon t’u përballojë ngarkesave të shkaktuara nga procesi i mobilizimit social, një përqindje në rritje e popullatës mund të distancohet dhe të jetë e pakënaqur me shtetin. Akceptanca në popullatë e një qeverie gjatë periudhës së mobilizimit social ka të bëjë me kapacitetet e qeverisë dhe mënyrës si këto kapacitete shfrytëzohen, pra sa është responzive qeveria ndaj nevoja të popullatës. Nëse ajo dëshmohet e paaftë apo joresponzive, qytetarët nuk do të identifikohen psikologjikisht më me të dhe kështu qeveria do të detyrohet të sundojë me forcë ngaqë nuk mundet të udhëheqë përmes shembullit apo bindjes.Qeveria shkurt humb legjitimitetin.
Në sferën ekonomike, mobilizimi social zakonisht ka si pasojë të përkohshme pasurimin e madh të një pakice të vogël. Thënë në numra, 10 përqind e popullatës do të posedojnë më shumë se 90 përqind të saj. Rritja absolute e të ardhurave natyrisht vlen edhe për shumicën, mirëpo kjo rritje do të ngrisë edhe vetëdijësimin e tyre për hendekun ekziskutes mes standardeve të tyre dhe të sunduesve të tyre. Pra, edhe pse mobilizimi social sjell rritje të të ardhurave për të gjithë, ai mund të jetë i rrezikshëm për stabilitetitin politik të shtetit dhe duhet një mençuri dhe maturi e jashtëzakonshme për të lundruar nëpërstuhitë e tij pa u fundosur.
Deutsch sqaron se ka pasur raste kur mobilizimi social është tentuar të ngadalësohet.Në rastet kur ka ndodhur një ngadalësim i qëllimshëm, kapacitetet e qeverive vetëm se janë dëmtuar, dhe kështu i është hapur dera dështimeve të brendshme dhe mundjeve nga jashtë.Kjo ka shpjerë deri në shkatërrimin e shtetit brendavetëm tre gjeneratash!Sipas tij, në këto rrethana, më premtuese është një politikë e intervenimit aktiv në favor të një rritjeje më të shpejtë dhe më të balancuar; një shpërndarje më e drejtë e të ardhurave, e ndërlidhur më shumë me shpërblime për kontribut produktiv sesa me status dhe trashëgimi; investimi më produktiv i resurseve; dhe një rritje e qëndrueshme e kapaciteteve politike dhe administrative e qeverisë dhe e gjithë popullatës (Deutsch, f. 505).
Deutsch e ndërlidhë edhe lindjen e nacionalizmit me mobilizimin social. Ai nacionalizmin e ka definuar si nevojën e shtetit për të menaxhuar proceset e mobilizimit, të cilat janë traumatike për qytetarët. Traumatike janë këto procese ngaqë kërkojnë çrrënjosjen e individit nga rrethana, shprehi dhe tradita të vjetra dhe mobilizimin (lëvizjen) e tyre drejt modeleve të reja të pjesëmarrjes/ anëtarësisë në grupe dhe të veprimit organizativ. Ai këtu e sheh rrezikun e keqmenaxhimit të këtyre proceseve dhe mendon se „sa më e fortë të jetë nevoja e njerëzve për një përkatësi dhe identitet nën ngarkesat dhe tronditjet e mobilizimit social dhe largimit nga rrethanat e mëparshme të njohura, aq më e madhe bëhet forca potenciale e kombshtetit për të kanalizuar etjet dhe mëritë dhe për të drejtuar dashurinë dhe urrejtjen e tyre”(Deutsch et al., 1957, Political Community and the North Atlantic Area, f. 7).
Prandaj, përkundër natyrës sfiduese të proceve nëpër të cilat kalojmë, ato në vete mbartin edhe mundësinë për ndryshime në shoqërine tonë. Ose siç e ka thënë filozofi i moralit, Adam Smith, „sekreti i madh i edukimit është të orientosh lakminë rreth caqeve të duhura