Lajmet e fundit
Protestë gjithë popullore në Prishtinë‏

Protestë gjithë popullore në Prishtinë‏

Sot në Prishtinë mbahet një protestë gjithë popullore kundër deklaratave të ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës Aleksandër Jabllanoviq.protest

Protesta është organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova por shumë parti politike dhe organizata jo qeveritare kanë paralajmëruar pjesëmarrjen.Përveç kundër Jabllanoviqit, sot do të protestohet edhe në përkrahje të gjigantit metalurgjik “Trepça”, për të cilën minatorët e këtij gjiganti bënë grevë tri ditëshe.

Partitë që kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në protestë janë Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Bashkimi Demokratik,Lëvizja e Re Demokristiane, OJQ-të , organizatat e luftës së UÇK-së, Instituti Demokratik i Kosovës, Sindikata të punëtorëve, si dhe disa prej organizatave studentore.

Protesta të ngjashme janë mbajtur në Gjakovë, Gjilan, Deçan, Malishevë, Krushë e Madhe, etj.Ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq i ka quajtur egërsira nënat gjakovare të cilat po protestonin kundër vizitës së disa pelegrinëve serbë në kishën e qytetit të Gjakovës.

Ndonëse Jabllanoviq ka kërkuar falje pas disa ditësh, protestuesit nuk e pranojnë faljen por kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë Jabllanoviqin nga pozita e ministrit.

Nisja e protestuesve do të fillojë nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.