Lajmet e fundit
Protestë në Nju Jork për Diskriminimin e Shqiptarëve në Mal të Zi

Protestë në Nju Jork për Diskriminimin e Shqiptarëve në Mal të Zi

aporti i fundit i Departamentit të shtetit Amerikan, mbi të drejtat e njeriut, konfirmoi atë të cilën Shqiptarët po e përjetojnë për një kohë të gjatë, diskriminim dhe trajtimin e pabarabartë dhe verifikon trajtimin e Shqiptareve si qytetar të rëndit të dytë në shtetin e Malit të Zi.

Ky lajm ka shtyrë shoqatën “Malësia e Madhe” në Detroit me përkrahjen e shumicës së shoqatave dhe aktivisteve kombëtar të diasporës shqiptare në Sh.B.A, që të zhvillojnë një protestë me rastin e ardhjes së delegacionit Malazez në takimet vjetore që zhvillohen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Protesta do të organizohet të enjten me 1 tetor, duke filluar nga ora 11 dhe do të vazhdojë deri në 12:30 para konsullatës Malazeze.

Siç njofton Malësia.org, protesta do të zhvendoset nga ora 13:00 deri në 16:00 pranë selis së organizatës së kombeve të bashkuara (OKB).

Shoqata “Malësia e Madhe” u bënë thirrje komuniteteve shqiptare në diasporë të Amerikës që t’iu bashkëngjitën, të përkrahin dhe të marrin pjesë sa ma shumë në këtë protestë.

“Le ti përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”, thuhet në thirrjen e shoqatës

Leave a Reply

Your email address will not be published.