Lajmet e fundit

Protestë në përkrahje të rektorit të shkarkuar

Është paralajmëruar për sot një protestë para Ministrisë së Arsimit në përkrahje të rektorit Ramadan Zejnullahu, të cilin dje e shkarkoi Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Protesta po organizohet përmes një grupi të krijuar dje në facebook “Protestë në mbështetje të Rektorit Zejnullahu”, të cilit i janë bashkangjitur mijëra shfrytëzues të rrjetit social.

“Sot Këshilli Drejtues i UP-së mori vendim skandaloz që të shkarkojë Rektorin Zejnullahu për shkak të përpjekjeve të tij për të vendosur rend në Universitet. Ju ftojmë të bashkangjiteni në protestë para Ministrisë së Arsimit të enjten në orën 11:00, ku do t’i bëjmë thirrje Ministrit Arsim Bajrami të shfuqizojë vendimin e sotëm dhe të shkarkojë kryesuesen e Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj, e cila dha hapësirë për malverzime të tilla”, thuhet në thirrjen në facebook.

Pas vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së, mbrëmë reaguan, ndër të tjerët, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Arsimit Arsim Bajrami, të cilët kërkojnë rishikimin e shkarkimit të Zejnullahut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.