Para Kuvendit të Kosovës tashmë kanë nisur të mblidhen qytetarë dhe zyrtarë të partive politike. Opozita ka hedhur gaz lotsjellës në korridor të Kuvendit pranë zyrës së kreut të Kuvendit, Kadri Veseli dhe sipas të gjitha gjasave seanca do të jetë e pamundur që të mbahet.
Në mesin e zyrtarëve të mbledhur para Kuvendit është edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi dhe zyrtarë të tjerë. Në këto foto të bëra nga “Zeri.info” shihet deputetja, Blerta Deliu, Elmi Reqica dhe Ramiz Kelmendi./Zeri/