Mesditën e sotme dhjetra persona janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kërkuar lirimin e IsmailMorinës, i njohur ndryshe edhe si “Ballist” Morina, autori i ngritjes së dronit në Beograd një vit më parë.
Ismail Morina u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, të zhvilluar në Elbasan Arena, teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në një nga rrugët e Tiranës, ku gjatë kontrollit ju gjetën dy pistoleta, që të dyja pa leje.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë të mbajtur të premten, Gjykata e Tiranës vendosi “arrest me burg”, duke rrëzuar argumentimin e Morinës se armët i kishte për vetëmbrojtje që pas ngjarjeve të Beogradit. /albeu.com/