Lajmet e fundit

Protestojnë për zbardhjen e vrasjes së Remzi Hoxhës

Protestues dhe familjarëtë Remzi Hoxhës kanë protestuar sot në Prishtinë duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe eshtrave të tij, si dhe dënimin e vrasësit.

Protesta fillojë në sheshin “Skënderbeu” dhe vazhdoi te Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Për shkak se ambasadori Mixhozi ishte në Gjakovë, kërkesën e protestuesve e pranoi asistentja e tij.

Kërkesa e familjarëve është që institucionet e Shqipërisë të fusin në agjendën e tyre zbardhjen e këtij rasti, duke bërë kështu që t’i dënojnë vrasësit e Remzi Hoxhës dhe t’i gjejnë eshtrat që tash e 20 vite janë të zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.