Sulmit të protestuesve të “armatosur” me vezë, miell, domate, mandarina, patate dhe tymuese nuk i kanë shpëtuar dot as gazetarët.
Në protestën e mbajtur sot para Kuvendit, protestues të PD-së kanë qëlluar në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve të televizioneve që ndiqnin direkt zhvillimet jashtë sallës.
Në atë moment kanë ndërhyrë disa drejtues të strukturave të FRPD-së, të cilët kanë larguar nga turma njerëzit që qëlluan me vezë në drejtim të gazetarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=JvvpF2kia6o