Lajmet e fundit

PROTESTUESIT NË PEJË: GAZ, NA BONE “GAZ”

Me sloganet “I gjithë kombi krenohet me UÇK-në. E ti Gazmend?!“; “Gaz, na bone, “Gaz”! , “Poshtë UDB-ja e veshur me pushtet!” dhe të tjera, qindra ish luftëtarë të UÇK-së nga Peja dhe zonat përreth i janë bashkuar protestës së sotme në këtë qytet, që u zhvillua kundër kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’ ka drejtuar akuza ndaj krerëve të UCK-së e në veçanti ndaj ish komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit Ramush Haradinaj.

Pren Marashi nga OVL e UÇK -së në Pejë ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Gazmend Muhaxherit, me këtë rast.

“UÇK ishte populli, UÇK luftoi për tokën dhe nderin e vendit. Gazmend Muhaxheri sikur edhe shefi i tij Isa, me shkollën e Kumrovcit e kanë shqetësim luftën e pastër të UÇK-së. Gazi ka gjetur metodë të akuzave imagjinare për ti mbuluar dështimet e një pas njëshme në Pejë”, ka thënë Marashi.

Kanë folur edhe përfaqësues të OVL e UÇK-së nga niveli qendror. Në protestë janë parë edhe përfaqësues lokal të opozitës nga ‘Vetëvendosje’, AAK por edhe simpatizantë nga PDK subjekt ky që në Pejë bashkëqeverisë me Gazmend Muhaxherin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.