Lajmet e fundit

Protestuesit: Politika nuk do ta ketë më rektorin në UP

 Një numër i madh i studentëve dhe qytetarëve të Kosovës po protestojnë sot para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të kërkuar shkarkimin e Këshillit Drejtues të UP-së dhe të dekanëve të fakulteteve.

Protesta e thirrur nga studentët ishte organizuar për të kërkuar si pikë të parë kthimin e rektorit të UP-së Ramadan Zejnullahu në postin e tij pas shkarkimit të djeshëm mirëpo vetëm pak minuta para se të fillonte protesta, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka shfuqizuar vendimin për shkarkimin e Zejnullahut.

Rron Gjinovci, përfaqësues i protestuesve pasi ua kumtoi protestuesve vendimin e ministrit Bajrami  tha se politika nuk do ta ketë më rektorin në Universitetin e Prishtinës.

Ai tha se kërkohet shkarkim i Këshillit Drejtues dhe emërimi i një organi të përkohshëm, ku gjysma janë ekspertë ndërkombëtarë, shkarkimi i dekanëve dhe emërimi i ushtruesve të detyrës, Ndryshimi Ligjit për Arsimin e Lartë që të pamundësohet ndikimi partiak në Universitete Publike dhe Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pandikuara politikisht në UP deri në maj të vitit 2016.

Ai shtoi se do të presin deri të mërkurën e ardhshme që këto kërkesa të zbatohen.

Pas fjalimit të Gjinovcit, protestuesit janë shpërndarë të qetë.

12170179_10206253798961386_1706825709_n

12177792_10206253810841683_2138624777_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.