Lajmet e fundit

Pse në momentet e fundit të jetës njerëzit shohin të afërmit e vdekur? Shkenca përgjigjet

Në momentet e fundit të jetës, shumë njerëz kanë vizione të të afërmve dhe miqve që kanë ndërruar jetë.

Shkencëtarët amerikanë kanë gjetur një përgjigje për këtë. Studiuesit e “Canisius College” në New York kanë intervistuar 66 pacientë, të cilët janë vendosur nën kujdesin e një stafi në ditët e fundit të jetës.

Studimi ka arritur në përfundimin se pjesa më e madhe e pacientëve kanë pasur të paktën një vizion të tillë në ditë. “Kur personat që u përfshinë në studi, i afroheshin vdekjes, vizionet e të afërmve të tyre të vdekur bëheshin më të shpeshta”, thuhet në studim.

“Impakti i eksperiencave para vdekjes tek njerëzit që janë drejt fundit të jetës mund të jetë thelbësisht shkencor. Këto vizione mund të ndodhin muaj, javë, ditë ose orë para vdekjes dhe në mënyrë tipike kanë tendencë të zvogëlojnë frikën nga vdekja, duke e bërë tranzicionin nga jeta në vdekje më të lehtë”, theksojnë studiuesit.

/ Shekulli Online / 

Leave a Reply

Your email address will not be published.