Kemi lexuar studime të ndryshme që janë zhvilluar në lidhje me rëndësinë e pijeve të gazuara për shëndetin tonë. Tashmë duket se shkencëtarët kanë gjetur një arsye tjetër, për të mos pirë më pije energjike.
Sipas një studimi të ri të realizuar në Kanada të rinjtë që pinë pije energjike, kanë më shumë shanse të marrin lëndime në kokë. Në këtë studim janë bërë pjesë rreth dhjetë mijë persona, të moshës nga 11 deri në 20 vjeç.
Gjatë studimit është vënë re se te këto persona kanë marrë lëndime në kokë dhe trauma në tru. Goditjet që kanë marrë në tru, ka bërë që ata të mbesin pa ndjenja ato pesë minuta, ndërsa shumica prej tyre të qëndrojnë në spital gjatë natës.
Gjithashtu është arritur në përfundim se, pija energjike ka një ndikim të madh, në lëndimet dhe krizat në tru.