Lajmet e fundit

Pse u vra Zejnepe Bytyqi nga burri i saj ? (VIDEO)

Vuajtjet e saj morën fund.Por vetëm tani kur hyri në varr këtu në Senetisht të Suharekës.

Kështu pas shumë telasheve e rrahjeve, Zejnepe Bytyqit edhe vdekja i erdhi nga burri, Nebi Berisha.

Janë familjarët e saj, që e kanë hapur të pamën për 40 vjeçaren , ata që tregojnë për jetën e saj plotë probleme me bashkëshortin,njofton Klan Kosova.

 Ndërsa motra tjetër e së ndjerës tregon se si ka ardhur deri tek vdekja e viktimës.

 4 fëmijët e familjes Berisha ishin të pranishëm në shtëpi, kur babai ua vrau nënën, të premten mbrëma.

Me të dëgjuar për rastin familjarët kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Edhe policia konfirmon se viktima kishte dosje ankesash të mëhershme.

Sipas familjarëve, viktima e kishte liruar vetë burrin nga burgu vitin e kaluar, pas premtimeve se ai nuk do të ushtronte dhunë mbi të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.