Lajmet e fundit
Pse Ylber Islami e braktisi partinë e Vetëvendsojes

Pse Ylber Islami e braktisi partinë e Vetëvendsojes

Shefi i këshilltarëve të Vetëvendsojes në Komunën e Fushë Kosovës, dhe ish pretendenti për kryetar të kësaj komune nga ana e kësaj partie, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

“Është e tepërt të kërkohet nga unë që të vazhdoj pafundësisht aktivitetin me njerëz që kryefjalë të punës i kanë mosmirënjohjen, mosrespektim e pabesinë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kjo është letra e tij e plotë, pa ndërhyrje nga redaksia:
Une, Ylber Islami, shef i Grupit Parlamentar të Levizjes Vetevendosje dhe Elmi Shabani, këshilltar i VV, nga sot nuk jemi më pjesë e Vetevendosjes. Tash e tutje ne do ta vazhdojme aktivitetin si grup i pavarur ne Kuvendin Komunal te Fushe Kosoves. Per lufte dhe dashuri thuhet nevojiten te dyja palet. Vetem vullneti dhe kembengulja e njeres pale eshte e pamjaftueshme, kur pala tjeter eshte kryekeput e painteresuar.

Jo qe nuk jemi perkrahur ne punen tone, por paradoksalisht jemi sabotuar dhe anashkaluar, jemi lene te vetem jo vetem nga Qendra e Vetevendosjes ne Fushe Kosove, por edhe nga Prishtina.

Menjehere pas zgjedhjeve lokale te vitit 2013 ishte premtuar se do te filloje ristrukturimi i qendrave ne tere Kosoven. Kjo kishte ngjallur shpresen per nje fillim te ri edhe ne komunen tone. Asgje nuk ka ndodhur nga kjo, megjithese kisha kerkuar ne takime me figurat kryesore te Vetevendosjes ne Prishtine tashme dy vjet.

VV e Fushe Kosoves jo vetem nuk shenoi shkeputje nga praktikat e deshtuara, por thelloi arbitraritetin, pershkallezoi paradokset, duke u shperdoruar nga nje grup njerezish te mbeshtetur nga Prishtina. Zgjedhjet e brendshme ne parti u mbyten, u vetezgjodhen kryesi me radhe me parashutiste, njerez anonime, u caktua njeanshem kandidati per deputet ne Kuvendin e Kosoves pa na konsultuar fare, gjate periudhes se ‘’ristrukturimit’’ Qendra e Fushe Kosoves eshte dergjur dhe ka bere sehir per dy vjet pa asnje aktivitet per interesin e qytetareve te komunes sone.

Nuk jam lekundur te jap doreheqje as kur jam kercenuar dy here me jete nga krimi i organizuar, madje nuk kam hamendesuar te jap doreheqje kur as Qendra e Fushe Kosoves dhe as ajo e Prishtines nuk kane kane denjuar as te me therrasin me telefon dhe te interesohen per fatin tim, me eshte dukur ligesi ta mendoj doreheqjen as kur jam sabotuar faqe botes ne punen time nga Qendra e VV ne Fushe Kosove dhe ajo ne Prishtine, edhe pse ceshtje personale, kam duruar te mos jap doreheqje kur me eshte bere padrejtesi dhe me eshte kontrabanduar vendi i punes ne Komunen e Prishtines ne seline e Vetevendosjes ne Prishtine.

Premtimi per departizim te institucionit te konkursit doli te jete pacavure, mashtrim… Nuk eshte e rendesishme se u demtova rende personalisht, pakrahasimisht me i rende eshte tradhtimi i premtimeve per transparence te plote ne vendimmarrje dhe departizimi i institucioneve ne fushaten e 2013. Edhe ne angazhimet e mia profesionale, kur jam ndeshur me probleme te cilat kane mundur te me kompromentojne ne punen time, kam marr vendime te shpejta, edhe pse te kushtueshme per mua. Kam dhene doreheqje nga pozita komode e drejtorit pas tri javesh.

Vetevendosjen e kam duruar me sakrifica te jashtezakonshe tashme dy vjet sepse kam dashur te besoj ne kauzen, ne frymezimin e Vetevendosjes, kam besuar thellesisht per nevojen e NDRYSHIMIT. Eshte e tepert te kerkohet nga une qe te vazhdoj pafundesisht aktivitetin me njerez qe kryefjale te punes i kane mosmirenjohjen, mosrespektin, pabesine…

Po aq e teper eshte te kerkohet qe ta luaj rolin e Sanco Pancos ne sherbim te Don Kishotit gjate tere jetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.