Lajmet e fundit

PSHDK:PDK dhe Hashim Thaçi, kancer i PSHDK-së!

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, e ka quajtur partinë e Hashim Thaçit si “kancer” të tyre, njofton Gazeta Blic.

PSHDK-ja në një shkrim lëshuar mediave, ka thënë se në koalicionin parazgjedhor, PDK me partinë e tyre ishin marrë vesh ndryshe.

Më poshtë, e gjeni shkrimin e plotë të kësaj partie:

PSHDK:PDK dhe Hashim Thaçi, kancer i PSHDK-së!
PSHDK-ja ka qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor të ”Misionit të Ri” me PDK-në. Pjesëmarrja e PSHDK-së në atë koalicion ka qenë e bazuar në një marrëveshje me PDK-në, të cilen e kanë nënshkruar Kryetari i PDK-së Z. Hashim Thaqi dhe Kryetari i PSHDK-së Z. Ukë Berisha, marrëveshje e cila, mes të tjerash, ka paraparë edhe pjesëmarrjen e PSHDK-së në Qeverinë e re të Kosovës.
Sipas marrëveshjes parazgjedhore me PDK-në, PSHDK-ja pos tjerash parashihej që ta ketë:
– Një zavendëskryeministër,
– Një minister dhe
– Një zëvendësminister.
Kryesia qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), në mbledhjen e mbajtur me 21.12.2014, të cilën e kryesoi Kryetari Dr. Ukë Berisha, në kërkesë të PDK-së emëroi me vota unanime nga Kryesia qendrore e PSHDK-së dy Zëvendësministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës:
– Mag. Ndrec Perlleshi dhe
– Mag. Arion Thaqi
Partia Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) e ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së për ndërtimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës me shpresë se ky koalicion do t’ia ofrojë vendit një qeveri stabile, duke hapur mundësinë për vazhdimin e mëtejmë të rrugëtimit të Kosovës drejt përspektives euroatlantike, zhvillimit ekonomik, reformave demokratike dhe sundimit të ligjit.
Partia Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) njofton Kryeministrin Isa Mustafa, Zavendëskryeministrin Hashim Thaqi dhe opinjonin e gjërë në Kosovë dhe jashtë Kosove, se Z. Janez Frroku i emruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës si Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës nuk është i propozuar nga PSHDK-ja dhe nuk e përfaqëson PSHDK-në.
Kjo është një tendencë e hapur për të krijuar një përqarje në radhet e PSHDK-së.
PSHDK-ja është subjekt politik që i ka kaluar dy dekada e gjysmë. Gjithnjë ka qenë subjekt politik që ka bartur peshën e përgjergjësisë së vet poltike e kombëtare, duke rrugëtuar me partitë tjera politike. Ne jemi krenarë për ndihmesën e veprimtarinë tonë që e kemi dhënë në këtë drejtim.
Qendra për Informim e PSHDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.