Në krah të tij qëndron një person me xhup ngjyrë të gjelbër. Sipas policisë, ai ka mbiemrin Lika, por për arsye hetimi nuk jepet identiteti i plote. Pikërisht ky person dyshohet se është një nga vrasësit. Në krah të tij, personi me syze dhe me duar ne xhepa dyshohet se është autori I vrasjes dhe goditjes së Gaxherrit me qytën e pistoletës në kokë. Por shikoni çfarë ka ndodhur gjatë sherrit në këtë fotografi të dytë.
Siç po e shihni në foton tjetër, këtu ka nisur përleshja fizike. Ismet Gaxherrit i është vendosur pistoleta në kokë, ndërsa tre personat e tjerë mes tyre edhe Martinaj po e qëllonin me grushta.
Në përleshje e sipër, burimet thonë se është qëlluar me një plumb në kokë Nikaj I cili ka mbetur I vdekur në vend ndërsa Gaxherri është rrëzuar si pasoj e goditjes në kokë me qytën e pistoletës. Pas kësaj ngjarje, të 4 personat janë larguar me makinën e tyre, të cilën e kishin të parkuar shumë pranë vendit të ngjarjes. /ABCNews
https://www.youtube.com/watch?time_continue=76&v=Dgx7U0xE3WY