Lajmet e fundit

Publikohet video e sheshit në Këln, ku 90 gra u ngacmuan seksualisht (Video)

Mediat gjermane kanë publikuar festimet e natës së ndërrimit të viteve në qytetin e Këlnit, aty ku 90 gra u ngacmuan seksualisht dhe ku shumë persona u grabitën nga një bandë prej 1000 personash. Kancelarja Angela Merkel deklaroi se do të përshpejtohen procedurat e ekspulsit për të gjithë ata persona që kryejnë krime në Gjermani.

Ky është sheshi ku ndodhet stacioni qendror dhe katedralja e Këlnit, zonë në të cilën natën e vitit e ri 90 gra u sulmuan seksualisht dhe shumë të tjerë u grabitën nga një bandë prej një mijë personash. Video amatore në të cilën janë filmuar festimet e natës së ndërrimit të viteve u publikua nga një revistë lokale gjermane.

Sic duket qartë edhe nga imazhet, turma përbehet kryesisht me të rinj, të cilët hedhin fishekzjarre jashtë stacionit të trenit ngjitur edhe me katedralen e famshme të Këlnit, transmeton OraNews.

Ajo që ndodhi në këtë shesh mes 31 dhjetorit të 2015 dhe 1 janarit të 2015 u bë e ditur për mediat vetëm disa ditë më vonë, pas denoncimeve të disa grave për ngacmime seksuale.

Policia identifikoi tre prej të dyshuarve teksa shprehu shqetësimin se banda ka operuar e organizuar dhe nuk bëhet fjalë për ngjarje të cilat ndodhin rëndon gjatë festës së Vitit të Ri si pasojë e konsumit të alkoolit apo edhe kaosit nëpër rrugë.

Autoritet lokale thanë se autorët e ngjarjes kanë origjinë arabe dhe nga Afrika Veriore.

Kancelarja gjermane reagoi të enjten për ngjarjen nga Rumania ku ndodhej në një viztë zyrtare, duke u shprehur se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Duke i quajtur sulmet të neveritshme , ajo tha se nuk përjashtohet mundësia e përshpjetimit të procedurave të ekspulsit për të gjithë ata që kryejnë krime në Gjermani.

https://www.youtube.com/watch?v=pa7xKJHiuoM

Leave a Reply

Your email address will not be published.