Lajmet e fundit

Pula: Duhet kohë për aktakuza ndaj “peshqve” të mëdhenj

​Sistemi prokurorial me qasje e re në luftën kundër korrupsionit, brenda 7-8 muajve ka goditur grupe të mëdha në ndërmarrje publike por ende duhet kohë në ngritjen e aktakuzave kundër “peshqve” të mëdhenj.

Kështu ka thënë Laura Pula në tryezën për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, tha se sistemi prokurorial ka krijuar sistemin e kontrollit të brendshëm.

Ajo tha se si sfidë mbetet rastet e mbetura me 57 %, kurse nga rastet e reja janë zgjidhur 92 %.

Pula tha se janë duke përgatitur edhe një strategji tjetër për vitet në vijim, e cila së shpejti do të del për aprovim në Këshillin Prokurorial. Megjithatë, tha se qasja e prokurorëve ndaj rasteve të korrupsionit ka ndryshuar me strategjinë aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.