Lajmet e fundit

Punoi në Coca-Cola, ajo çfarë pa e tmerroi atë

Një hetim i kryer nga The Times ka zbuluar atë se si Coca-Cola shpenzon miliona dollarë çdo vit për të fshehur të vërtetën e pijeve të saj.

Çdokush që iu beson hulumtimeve të cilat thonë se pija e Coca-Cola nuk ju trashë është një idiot, por nuk është problemi kryesor këtu. Problemi kryesor është ajo çfarë Coca-Cola bën çdo ditë, dhe askush nuk brengoset për këtë.

Chris Hemmings, i cili punoi dikur në Coca-Cola, e tregon historinë e tij:

“Kur u punësova në Coca-Cola më 2009, isha një agjent shitjesh në terren. Me një furgon përplot pije të cilat i përdorja shumë si fëmijë (Fanta, Sprite dhe natyrisht Cola), unë nisesha me gëzim për të shitur dhe vetëm për të shitur.

Por, duhej të kalonin disa ditë që entuziazmi im të shfarosej krejtësisht. Një ditë përderisa isha duke shitur, pash një djalë të ri, me gjasë jo më i vjetër se 14 vjeç. 14 vjeç dhe pothuajse 140kg. I veshur me uniformën e shkollës së tij, fytyra e tij ishte e kuqe dhe e kishte pothuajse të pamundur të qëndronte në këmbë. Në dorën e tij? Ai kishte një shishe të vogël Sprite. Përmbajtja e sheqerit të kësaj pije është 136 gram. Kjo do të thotë 144% të shumës së rekomanduar ditore të sheqerit.

Kështu vazhdova duke shitur ditë pas dite, muaj pas muaji. Çdo muaj objektiv i ri, produkt i ri ose iniciativë e re për të shitur këto pije tek 144 klientët e mi. Çdo pije shënohej, numërohej dhe regjistrohej nga kompjuteri i madh i Cola-së në bazë. Çdo pije që nuk ishte e kompanisë dhe ndodhej në frigoriferin e Cola-së ishte e papranueshme nga kompania, dhe ajo dërgonte menjëherë letra kërcënuese nëse kjo ndodhte në ndonjë dyqan. Nuk ka rëndësi se a shitet produkti; ata janë të detyruar me kontratë që ta mbushin frigoriferin e tyre me çfarëdo që Cola ju thotë”.

Më pas ai flet për pijet energjike, një sektor i cili ishte duke u rritur për qindra përqindje çdo vit, duke mos treguar shenja të rënies.

“Në takime të ndryshme, neve na treguan për të gjitha varietetet e këtyre pijeve të mbushura me sheqer dhe kafeinë. Qëllimet tona duhej të përmbusheshin, dhe qëllimet tona ishin fëmijët. “Gjeni shkollat më të mëdha në zonën tuaj”, na thoshin ata.

“Përdorni këto figura, grafika dhe ilustrime në dyqane… Fëmijët i adhurojnë këto produkte”.

Një kanaçe 500ml e një pije energjike përmban vetëm 47% të sheqerit të rekomanduar, por ka 160mg kafeinë. Kjo është e barabartë me pirjen e një filxhani e gjysmë kafe, me tetë kokrra sheqer. Provoni dhe jepjani fëmijëve të tuaj këtë”, thotë ai.
Ai shkon më tutje duke treguar se si fëmijët vazhdonin çdo ditë e më shumë të pinin këto pije të dëmshme. “Sa më shumë që kishim sukses në shitje, aq më shumë paguheshim. Për shkak se Cola nuk brengoset për klientët e vet; ata brengosen vetëm për paratë”, thotë ai.

Ai vazhdon të thotë se ne i lejojmë kompanitë si Coca-Cola të sponsorizojnë FIFA-në, Lojërat Olimpike dhe shumë ngjarje të mëdha botërore, pa menduar shumë për etikën prapa një vendimi të tillë.

Duke derdhur miliona dollarë diabetik në këto ngjarje, ne fillojmë që të lidhim aktivitetin tonë fizik me këto pije. Është qesharake, dhe e pakundërshtueshme. Marketingu i tyre është një kamion i rëndë, i cili ka rrota kinse të mira për shëndetin tonë, por që në fakt është në kërkim vetëm të fitimeve.

Paraja flet, dhe Coca-Cola i ka të gjitha. E vetmja mbrojtje është që të ndalojmë së bleri pijet e kësaj kompanie, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.