Kryeministri britanik David Cameron dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me aksidentin e fundit ajror në ishullin Sinai të Egjiptit, ku u rrëzua një avion rus i tipit “Airbus A321” me 217 pasagjerë në bord, përfshi edhe 7 anëtarë të ekuipazhit, duke lënë 224 persona të vdekur gjithsej, transmeton arbresh.info.
BBC raporton se Putin i ka thënë Cameron-it se është e një rëndësie të veçantë që pretendimet të mbështeten në fakte dhe nga rezultatet e hetimeve. Ndërkohë që autoritetet ruse dhe egjiptiane vazhdojnë kërkimet për të gjetur shkaqet e tragjedisë, spekulime të ndryshme janë shpërndarë vazhdimisht. Autoritet britanike në anën tjetër i kanë ndaluar të gjitha fluturimet drejt Sharm El-Sheikh-ut, dhe disa media raportojnë se ndalesa mund të zgjasë deri në festën e Krishtlindjeve.
Edhe aviokompania më e madhe gjermane “Lufthansa” ka ndaluar fluturimet rreth gadishullit egjitpian Sinai, duke premtuar që do të përkujdeset që qytetarët gjermanë në gadishull, që supozohet të jenë rreth 50, të sjellen të sigurt në vend.