Lajmet e fundit

Putin: Ja çfarë duhet të dini rreth Rusisë dhe Turqisë

“Rusia do të rezistojë edhe nëse interesat dhe siguria e saj kërcenohen nga Turqia,” tha presidenti rus, Vladimir Putin, për të përditshmen gjermane ‘Bild’.

Ai shtoi se të gjithë duhet ta dinë një gjë të tillë, transmeton Gazeta Blic.
Gjatë pyetjeve rreth marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë, Putin ka hedhur poshtë idenë se aleanca e NATO-së, ku bën pjesë edhe Turqia, ka justifikuar vendimin e Turqisë në lidhje me rrëzimin e avionit luftarakë rus.
“Turqia është pjesë e NATO-së, por nuk ishte ajo që u sulmua,” tha Putin, prandaj problemet tona me Turqinë nuk kanë të bëjnë me anëtarësimin e saj në NATO, transmeton Gazeta Blic.

Putin vazhdon të këmbëngulë se Turqia duhet t’i kërkoj falje Rusisë për incidentin e shkaktuar.
“Udhëheqësit turke bëjnë mirë të kërkojnë falje, sepse incidenti qartazi ishte një krim luftë. Në qoftë se Turqia po ndjek interesat e veta në rajon, as Gjermania dhe as NATO-ja kanë për të mbështetur vendin, saktë? “ka thënë ai.

Megjithatë Turqia vazhdon të mos kërkojë falje duke theksuar se ajo po mbronte hapësirën e saj ajrore.
“Rusia do të dëshironte të bashkëpunonte me NATO-në,” tha Putin për ‘Bild’. “Ka shumë arsye dhe ka shumë mundësi. Por, e tërë kjo është sikurse në jetën reale, që dashuria të jetë e lumtur duhet të jetë reciproke. Nëse dikush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne, atëherë ne e lejmë të lirë,” ka shtuar Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.