Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se mënyra e vetme për të zgjidhur situatën në Siri, është mbështetja ndaj presidentit sirian, Bashar al Assd.
Në një intervistë për CBS, Putin ka thënë se “ai dëshiron ta shohë një bashkim fuqishë për ta luftuar kërcënimin që po I kanoset rajonit”.
“E vetmja mënyrë për ta ndryshuar gjendjen në Siri është mbështetja e qeverisë aktuale legjitime në Siri”, citohet të ketë thënë Putin,d erisa ka shtuar se “sot ekstremizmi, paraqet një rrezik për një numër shtetesh”, duke bërë thirrje që “të bashkohen forcat për luftimin e terrorizmit”.