Presidenti rus Vladimir Putin i ka përshëndetur lidhjet e Moskës me Kazakistanin vetëm disa orë para se Astana ta nënshkruaj një marrëveshje për lidhje me të ngushta me Bashkimin Evropian.
“Ne vazhdojmë të punojmë në konvergjencë me politikat tona, duke përfshirë sferën e doganës dhe rregullave teknike por edhe në fusha të tjera. E gjithë kjo, në mënyrë të pashmangshme e ka efektin pozitiv”, i tha sot në Moskë presidenti Putin, homologut të tij kazak, Nursultan Nazarbaev.
Kazakistani është aleat kyç i Moskës në Unionin Ekonomik Euroaziatik.
Komentet e Putinit u bënë vetëm disa orë para se në Astana të arrij shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini. BE dhe Kazakistani pritet ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe Partneritetit.
Astana dhe Brukseli i kanë përfunduar negociatat katër vjeçare dhe janë dakorduar për marrëveshjen një vit më parë.
BE-ja është e interesuar që ta forcoj bashkëpunimin me Kazakistani, vend i cili e ka ekonominë më të zhvilluar në Azinë Qendrore.