Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar rrëzimit e avionit pranë kufirit Turqi-Siri, duke e theksuar se ‘ngjarja e sotme është thikë pas shpine për bashkëpunëtorët që luftojnë terrorizmin.’
“Ne kemi analizuar ngjarjet e sotme tragjike, ndërsa duam të shtojmë se ngjarja e sotme do të ketë pasoja të mëdha, duke përfshirë edhe marrëdhëniet Turqi-Rusi, të cilin vend deri me tani e kemi konsideruar vend mik,” tha Putini.
Nga ana tjetër Turqia, ka deklaruar se avioni rus ka kaluar nëpër hapsirën ajrore turke, ndërsa kanë shtuar se për veprime të tilla ishte paralajmëruar edhe më herët.