Lajmet e fundit

Qe kujt ka me i dalë dëshmitar në Gjykatën Speciale Jakup Krasniqi!

Ish-zadhanësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ish-kryetar i Kuvendit Jakup Krasniqi, tha se mosreagimi i Kosovës si shtet ndaj raportit të Dick Martyt prej nga nisi cashtja e gjykatës speciale, asht  rezultat i papërgjegjësisë dhe paaftësisë së liderëve tanë.

I ftuem n’edicionin e lajmeve të Televizionit Rrokum, Krasniqi komentoi edhe mbi lajmin se gjykata ka me u marrë edhe me krimet e mbasluftës.

Ish-kryetari i Kuvendit, që ma herët ishte marrë në pyetje nga EULEX, tha se tashma ajo akuzë që ka dashtë me u ngritë ndaj tij ka ra, por se asht gjithmonë i gatshëm me e mbrojtë luftën e UÇK’s.

Krasniqi përsëriti se UÇK nuk ka krye krime të luftës dhe se ideal i vetëm ishte lufta për çlirim dhe se krimet janë krye nga rexhimi i Beogradit.

E në lidhje me përgjegjësinë e UNMIKU’t dhe KFOR’it, për krimeve e viteve ’99-2000 për të cilat po ngrihet Gjykata Speciale,  Krasniqi tha se këto sisteme gjyqesore janë tregue të paafta, prandaj edhe këto dy misione ndërkombëtare, nuk duhet me u amnistueme.

https://www.youtube.com/watch?v=4c6xG8SEG70

Leave a Reply

Your email address will not be published.