Lajmet e fundit

Që nga pas lufta Universitetin e drejtuan njerëz të politikës

Që nga paslufta, Universiteti i Prishtinës kryesisht është drejtuar nga njerëz të politikës.

Në vitin 2005, rektor ishte Ministri aktual Arsim Bajrami, për t’u pasuar nga Enver Hasani.

Megjithatë, puna tri-vjeçare e Hasanit, e nisur në vitin 2006, përfundimin nuk e pati aspak të lakmuar. Mujë Rugova ishte pasues i Enver Hasanit, si Rektor i Universitetit të Prishtinës, raporton KTV.

Rugova ishte ngjyrosur me të kuqe nga qendra “Studim Kritikë Veprim” e Lëvizjes Vetëvendosje. Fundi i mandatit të Rugovës ishte edhe sinjal për Ibrahim Gashin nga AKR-ja, atëherë zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Pak muaj më herët, ai la këtë pozitë për t’u zgjedhur më 30 korrik të vitit 2012 në pozitën e rektorit.

Megjithatë, drejtimi i UP-së nga Gashi, nuk shkoi deri në fund të mandatit, pas skandalit të publikuar nga “Koha Ditore” pasi që u bë e ditur se vetë rektori kishte publikuar tri punime, që thuhej se ishin shkencore, në një revistë të rreme në Indi. Pas protestave dhe presionit, më 8 shkurt të vitit 2014, Gashi dha dorëheqje nga ky post.

Leave a Reply

Your email address will not be published.