Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave turke të sigurisë dhe rebelëve kurdë në juglindje të Turqisë, ka mbetur i vrarë një foshnje tre muajsh dhe gjyshi i saj, raportojnë mediet turke, raporton AFP
Një shtëpi private në qytetin juglindor të Turqisë, Cizre është shkatërruar pothuajse e tëra pas përleshjeve të intensifikuara midis forcave turke dhe ato të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), transmeton lajmi.net.
Foshnja për të cilën thuhet se quhej Miraj është qëlluar në kokë, kanë bërë të ditur mjekët. Megjithatë, të afërmit i kishin telefonuar ndihmës së shpejtë, pasi e kishin parë se vajza ende po merr frymë.
Gjyshi i foshnjës, 73-vjeçari Ramadan Ince, e kishte gjetur veten midis zjarrit derisa po e dërgonte mbesën drejt autoambulancës.