Lajmet e fundit

Qëlloi autobusin serb me gurë, Marseli bredh i armatosur si Ballisti

Marsel Qeleshi, i riu rebel i Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili qëlloi me gur autobusin e kombëtares serbe mbrëmjen e 7 tetorit, rrëfen për gazetën “Shekulli”, se si ka ndryshuar jeta e tij pas incidentit.

Ai tregon se lëviz gjatë gjithë kohës i armatosur dhe për këtë arsye ka shkuar në polici për të marr leje për dy armët që disponon pa leje.

“Kam marrë kërcënime për jetën e time në Facebook, ku ma kanë thënë se, do ta presim kokën në mes të Beogradit”, shprehet Marseli. Më tej Qeleshi shton se, e ka fituar betejën ligjore ndaj Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, duke hedhur poshtë pretendimin e drejtoreshës Irma Shtini se ka rrahur dhe dhunuar fëmijët e kësaj qendre.

A ndjehesh i rrezikuar tani pas incidentit me serbët?

“Po ndjehem i kërcënuar. I kam të gjitha mesazhet që mi kanë dërguar nga Serbia në Fejsbuk dhe në Instagram, ku më thonë se: “do ta presim kokën në qendër të Beogradit”. Madje më kanë shkruar disa serbë se: “Ivan Bogdanov, pra Ivani i Tmerrshëm do të vijë në Shqipëri dhe do më vrasë”. Unë nuk i kam frikë as këtë Ivanin dhe as të gjithë ivanët e Serbisë, sepse unë jam gjithmonë i armatosur dhe po pres nga dita në ditë që të më japë gjykata leje për pistoletën dhe pastaj le të vijë kush të dojë se, nuk kam frikë askënd”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.