Lajmet e fundit

Qëllon me armë kamerën e sigurisë së marketit

Një i dyshuar në Drenas ka qëlluar me armë në kamerën e sigurisë së një marketi dhe e njëjta ka dalë jashtë funksionit. Pas hetimeve policore është identifikuar i dyshuar dhe Policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së tij.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe shtatë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është sjellë në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.