Lajmet e fundit

Qendra e Paraburgimit në Prishtinë ngjitur me objektet e banimit (Video)

Një objekt banesor për kategoritë e dala nga lufta dhe një tjetër për familjet skamnore që shumë kohë janë ndërtuar në lagjen “Prishtina e Re”, por ata nuk pritet të bëjnë jetesë normale.

Sapo të hapin dritaret do të shohin të paraburgosurit në oborr. Madje edhe në dhomat e tyre kanë pamje.

Kjo, ngase Qendra e Paraburgimit në Prishtinë është ndërtua ngjitur me ta. Në fotografi dhe video mund të shihni afërsinë e këtyre objekteve.

Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se objektet janë ndërtuar aty më parë, ndërsa Ministria e Drejtësisë nuk flet pse kërkuan të ndërtohet Qendra e Paraburgimit aq afër objekteve të banimit.

Lajmi.net raportoi ditë më parë se Qendra e Paraburgimit në Prishtinë më nuk ndodhet pranë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku ka qenë gjithmonë, ai është në ndërtim e sipër tashmë në Hajvali apo siç njihet ndryshe “Prishtina e Re”.

Por, ndërtimi i saj duket të jetë bërë në vend jo të duhur.

Për momentin të paraburgosurit janë dërguar nëpër burgjet e tjera, ndërsa stafi në Burgun e Sigurisë së Lartë, por nuk dihet çfarë lloj zgjidhje do i bëhet banorëve pranë Qendrës së Hajvali.

Dikur ekzistonte plani që Qendra e Paraburgimit të Prishtinës të ndërtohet pranë Burgut të Sigurisë së Lartë por ky plan kishte ndryshuar.

Miranda Mullafazliu nga Komuna e Prishtinës thotë për lajmi.net se ato dy objekte banesore janë për 100 familje, 50 për familje në gjendje sociale dhe 50 të tjera për kategoritë e dala nga lufta.

Madje bënë të ditur se shumë shpejtë do të hapet konkursi për përfitim të banimit ku do të përzgjedhin se kush meriton një të tillë.

Mullafazliu thotë se në fillim janë ndërtuar objektet për banim social të Komunës ndërsa më vonë Ministria ka filluar ndërtimin e Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës.

“Kur ka filluar të ndërtohet Qendra e Paraburgimit gjithçka ka qenë e kryer sa i përket objekteve banesore. Ministria besoj që kanë marr parasysh faktorët relevant”, tha ajo për lajmi.net.

Përderisa Shërbimi Korrektues i Kosovës për lajmi.net thonë se për këtë çështje flasin Ministria e Drejtësisë, e vetmja që mund të shtojnë është se në atë Qendër ende nuk janë kushtet e duhura për të dërguar të paraburgosurit.

Në Ministrinë e Drejtësisë ka disa ditë që nuk flasin për këtë temë. Në pyetjet e dërguara nga lajmi,.net konfirmojnë që i kanë pranuar por ende nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, në Kosovë ekzistojnë gjashtë Qendra të Paraburgimit. Kjo që po flasim në Prishtinë që ende jo funksionale, një në Prizren, një në Pejë, një në Gjilan, pastaj një në Mitrovicë dhe një në Lipjan.

Qendra e Paraburgimit dallon nga ajo e Mbajtjes, ndërsa në Qendra e Paraburgimit në Prishtinë që shumë kohë është raportuar se nuk ka pasur kushtet e duhur për të paraburgosurit dhe as hapësirë të mjaftueshme. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.