Lajmet e fundit

Qëndrim Gashi: Faleminderit profesor Zejnullahu!

Ish-profesori i UP-së, Qëndrim Gashi, i cili ishte në krah të Ramadan Zejnullahut, tashmë ish-rektor i UP-së për reformat e tij në universitet, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook një postim ku e falënderon Zejnullahun për punën e deritashme.

Gashi thotë se vendimi i sotëm i Këshillit Drejtues e sulmoi progresin e UP-së.

“Në vendimin e sotëm që sulmoi progresin në UP kishte edhe të tillë që i takojnë grupit të ashtuquajtur “pragmatik”, që kërkon rezistencë ndaj të keqes veç kur ajo nuk ua prek atyre as më të voglin interes. Ky është leksion i dhimbshëm se nuk shkojmë dot përpara si shoqëri nëse nuk jemi të gatshëm të bëjmë për vete as edhe një sakrificë të vetme”, ka shkruar Gashi.

Ai thotë se UP-ja nuk u fundos sot, por që sipas tij rrugëtimi mbetet i gjatë dhe tejet i vështirë, transmeton Koha.net.

Gashi falënderon, tashmë ish-rektorin me këto fjalë: “E falënderoj rektorin e derisotshëm, si koleg, që dëshmoi se megjithatë në UP ka profesorë dinjitozë që kanë mendim të tyre dhe që e duan UP-në më shumë se privilegjet e pozitave udhëheqëse. Faleminderit profesor Zejnhullahu!”. /Koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.