Hiti më i madh në internet kohëve të fundit është rreth një qengji, i cili duket se nuk e kupton që është një qengj.
“E vogla Dorrit është më shumë si një qen në ndërgjegjen e saj”, ka shkruar bariu i Irlandës, në një postim interneti gjatë fundjavës së shkuar, transmeton Klan Kosova.
Dorrit gjithashtu vepron më shumë edhe si një këlysh. Për shembull ajo vrapon me tufën.
Kur miqtë e saj, qentë, ndalojnë për të pirë ujë, ndalon edhe ato me ta.
Është vetëm një gjë që ajo nuk mund të bëjë: Ta impresionojë macen… por përsëri, shumica e qenve këtë po ashtu nuk mund ta arrijnë.
https://www.youtube.com/watch?v=PucdwpofBdI