Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të jenë të rrezik nga kafshimi i qenve endacakë. Një sulm i tillë, ndaj një 12 vjeçari, ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, në “Bregun e Diellit”. Kështu ka treguar një qytetar për Express
Sipas informatës së dërguar nga ky qytetar në email të Gazetës Express, ngjarja ka ndodhur para 10 minutave. Ai ka treguar se rreziku nga qenët endacak është i përhershëm në këtë lagje.
“Para 10 minutash në Bregun e Diellit, te Banesat e Bardha, qentë endacake sulmuan një djalë rreth 12 vjet. Ne këtë pjese te kryeqytetit qentë endacakë janë pothuajse vazhdimisht prezent dhe ne banoret e kësaj lagje kemi frike për fëmijët tanë te cilët shkojnë ne shkolle dhe kthehen ne ora 18.00 ….”, thuhet në emailin e dërguar nga ky qytetar.